KreuStil Jetese

Arsyet e çuditshme përse djemtë tërhiqen nga vajzat me flokë të shkurtër!

Arsyet e çuditshme përse djemtë tërhiqen nga vajzat me

Ideja se vajzat me flokë të gjata konsiderohen si më tërheqëse në sytë e meshkujve, mbështetet nga shembuj të kulturave popullore. Megjithatë, një studim sugjeron se flokët e shkurtër janë të lidhur me aspekte të ndryshme, përfshirë edhe tërheqjen femërore. Gratë me flokë të gjata shihen si “të shëndetshme” dhe “inteligjente”, ndërsa bukuroshet me flokë të shkurtra janë “të kujdesshme” dhe “femërore”, shkruan TCH. Në fund të fundit, gjithçka varet nga preferenca, por ka disa arsye të tjera që disa meshkuj tërhiqen nga vajzatme prerje flokësh të shkurtra. Bright Side bëri një udhëtim në psikikën e burrave dhe gjeti disa arsye që i bëjnë vajzat me flokë të shkurtër tërheqëse në sytë e djemve.

Flokët e shkurtër tërheqin më shumë vëmendje

Modelet e shkurtra të flokëve dallohen nga pjesa tjetër, ndaj dhemtë priren t’i vënë re gjithmonë ato. Nga komentet që Bright Side ka mbledhur në internet, shumë djem që kanë preferencë për vajzat me flokë të shkurtër, thanë se flokët e shkurtër nuk janë aq të zakonshëm sa flokët e gjatë, gjë që i bën të veçantë.

Ata mund të shohin më mirë fytyrën dhe qafën tuaj

Ndoshta e keni vënë re se në shumë sfilata modelet i mbledhin flokët dhe të përpiqen të hapin sa më shumë fytyrat e tyre. Kjo për shkak se flokët mund të shpërqendrojnë dhe fshehin tiparet femërore. Meshkujt duket se janë dakord me këtë ide, duke thënë se fytyra dhe qafa janë cilësi shumë tërheqëse për ta, dhe prerjet e shkurtra të flokëve lejojnë që bukuria femërore të jetë më e dukshme.

Flokët e shkurtër u kujtojnë burrave personazhet e famshëm tërheqës

Shumë gra mahnitëse të famshme kanë eksperimentuar me modelin e shkurtër të flokëve. Sa herë që pyeten nëse u pëlqejnë vajzat me flokë të shkurtër, shumë prej tyre u pëlqen të japin shembuj të famshëm.

Vajzat me flokë të shkurtër kërkojnë më pak mirëmbajtje

Mendoni se sa kohë duhet për të stiluar një prerje flokësh të gjatë. Mund të jetë një betejë e vërtetë me tharjen, drejtimin, kaçurrelat dhe kostoja e produkteve të stilimit tingëllon e çmendur për meshkujt. Ata e urrejnë kur gratë kërkojnë shumë kohë duke u përgatitur.

Vajzat me flokë të shkurtër shfaqin më shumë besim dhe guxim

Jo çdo grua është e gatshme të eksperimentojë me prerje flokësh të shkurtër. Kërkon guxim të vërtetë dhe, më e rëndësishmja, besim . Meshkujt tërhiqen nga gratë me vetëbesim të lartë dhe flokët e shkurtër e tregojnë këtë.

Nuk të pengojnë

Është interesante që burrat thonë se një faktor i madh që ata vlerësojnë për flokët e shkurtër janë se nuk të pengojnë kur përqafohesh. Atyre nuk u pëlqen kur të dashurës i bien flokët në sy dhe në gojë. Përveç kësaj, ata gjithashtu preferojnë të mos gjejnë flokë të shpërndarë nëpër apartamentet e tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF