
Këngëtari Lorenc Hasrama prej disa kohësh është duke shijuar një lidhje dashurie. Së fundmi ai ka ndarë një foto në rrjetin e tij social Instagram me të dashurën e tij, duke zbuluar në këtë mënyrë për herë të parë imazhin e saj.
Në foton e publikuar nga këngëtari ata duken shumë bukur dhe të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Lorenci e ka shoqëruar postimin me një emoji që mos t’i marrin më sysh.
Në mes angazhimeve, Lorenci gjeti kohën për të kaluar disa ditë pushimi me të dashurën e tij. Pak ditë më parë revista “Bordo” siguroi disa fotografi të këngëtarit, duke shijuar plazhin e Borshit me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Në një prej fotove ata shihen të përqafuar, ndërkohë në dy të tjerat janë duke shijuar detin. Këto ishin fotot e para të çiftit, pasi ata kishin zgjedhur që lidhjen disamujore ta mbanin private.









Horoskopi ditor, e hënë 14 gusht 2023







Horoskopi ditor, e dielë 13 gusht 2023

Beniada i hyn botës së muzikës, nis pergatitjet!


