
Dua Lipa eshte admiruese e të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.Këngëtarja shqipt, dhe kete kengetarja e famshme e ka treguar vete. Dua publikoi se fundi ne Instagram disa prej librave më të preferuar që kishte lexuar keto kohe, Mes tyre, promovoi dhe librin “Elegji për Kosovën” te Kadaresë, duke ua sugjeruar fansave të saj të shumtë që ta lexojnë.
Dua ka pasur nderkohe mundësinë që të njihet nga afër me një prej anëtarëve të familjes se gjeniut te letra shqipe, vajzen e tij Besiana Kadare, e cila shërben si Ambasadore e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e bashkuara.
Ka qenë Besiana ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi me Duan, ku shkroi në mbishkrimin e tyre: “E emocionuar për takimin me superyllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse”.
Dua , disa muaj më parë nisi një iniciativë të re në kuadër të podkastit të saj Service95, duke promovuar çdo muaj libra të përzgjedhur nga ajo vete si sugjerim për fansat që të lexojnë.