KreuStil Jetese

Manjati i medias gjen sërish dashurinë në moshën 92-vjeçare!

Manjati i medias gjen sërish dashurinë në moshën

Vetëm disa muaj pas ndarjes së papritur të manjatit mediatik 92-vjeçar nga partnerja që do të bëhej gruaja e tij e pestë, në rrjet po qarkullojnë thashethemet se Rupert Murdoch ka gjetur sërish dashurinë.

Sipas “Drudge Report”, Murdoch është parë duke shijuar diellin e verës në një jaht me një grua të quajtur Elena Zhukova. “Ai ka energjinë e meshkujve gjysmën e moshës së tij. Ai mund të jetë sërish i dashuruar”, tha një burim.

Ndërkohë sipas “Daily Mail”, jahti i Murdochit, aktualisht po lundron nga Kefalonia, por nuk dihet nëse ‘çifti’ po pushon së bashku në të.

Lidhja e fundit e Murdoch, pas divorcit të tij vitin e kaluar me Jerry Hall, ishte me 66-vjeçaren Anne Leslie Smith. Marrëdhënia, e cila u përshkrua si një “dhuratë e Zotit” nga manjati mediatik, përfundoi vetëm disa javë pas shpalljes së fejesës.

Sipas burimeve, 66-vjeçarja e kishte të vështirë të menaxhonte publicitetin që kishte fituar për shkak të marrëdhënies me Murdoch, pasi donte të mbronte privatësinë e saj. “Ata u ulën dhe biseduan dhe vendosën së bashku se ishte më mirë të ndaheshin”, tha burimi asokohe.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF