KreuStil Jetese

Loredana shtatzënë me Karim Adeyemi? Fotoja e fundit ngre dyshime!

Loredana shtatzënë me Karim Adeyemi? Fotoja e fundit ngre dyshime!

Loredana Zefi nuk frenohet më për postimet në rrjetet sociale me partnerin e ri, futbollistin e Dortmundit Karim Adeyemi. Që kur bënë publike lidhjen e tyre, këngëtarja e njohur Loredana Zefi dhe sportisti janë kthyer në qendër të mediave rozë.

Loredana vazhdimisht ndan tashmë me ndjekësit pjesëza nga përditshmëria e saj. Por fotoja e fundit ka ngjallur menjëherë dyshime për një shtatzani të mundshme të reperes.

Fansat vune re barkun e saj të rrumbullakosur, duke shtuar aludimet se mos është në pritje të ëmbël.

Ajo momentalisht po bashkëjeton me Adeyemi. Kujtojmë se Loredana është nënë e një vajze të quajtur Hana, frut i martesës së saj të parë me reperin Mozzik.

Edhe pse në një moment u duk se ata po ribashkoheshin, në fund i ndanë përfundimisht rrugët e tyre dhe Loredana nisi një lidhje të re.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF