
Marrëdhënia mes Kendall Jenner dhe Bad Bunny është një nga historitë më të bukura të shfaqura gjatë muajve të fundit. Ata të dy janë kapur nga paparacët në disa takime në Los Angeles, duke përfshirë edhe koncertin e madh në Coachella.
Megjithatë, modelja dhe këngëtari janë përpjekur ta mbajnë disi të fshehtë lidhjen e tyre, pasi asnjëri nuk e ka konfirmuar nëse janë çift.
Ata madje kanë marrë pjesë në një lojë të Los Angeles Lakers së bashku, janë parë në Met Gala 2023, apo edhe janë parë duke kaluar kohë së bashku me pushime.
Bad Bunny and Kendall Jenner together at Drake’s concert.?? #BadBunny #drakeconcerts pic.twitter.com/MNsH0VMF1z
Takimi i tyre më i fundit ishte në koncertin e Drake. Një dëshmitar i tha “Page Six” se çifti “po dilte jashtë teksa Kim Kardashian ishte pranë tyre” në Kia Forum në Inglewood, Kaliforni. Të gjithë ata që ishin pranë çiftit regjistruan përqafimet e tyre, ndërsa Drake performonte koncertin e tij.
Modelja 27-vjeçare është filmuar duke përqafuar reperin 29-vjeçar, ndërsa i fliste në vesh gjatë performancës së Drake të “God’s Plan” në turneun “It’s All a Blur”. Bad Bunny mbante krahët rreth belit të Jenner-it, ndërsa vazhdonin të kërcenin me duart e tyre të bashkuara.
Bad Bunny y Kendall Jenner anoche en el concierto de Drake en Los Ángeles. ❤️? pic.twitter.com/4aIIyJZArs
Këto video e bëjnë të qartë se ata janë më shumë se thjesht miq, edhe pse asnjëra palë nuk e ka konfirmuar lidhjen e tyre.