Rrudhat, njollat, aknet, dhe alergjitë e ndryshme që dalin në lëkurë, janë tepër të përhapura në ditët e sotme. Për fat të mirë, sot nuk ka përse të shpenzosh një mal me para për të gjetur kremra apo kura të shtrenjta kundër këtyre problemeve.
Ekspertët rekomandojnë shumë kura natyrale që funksionojnë, siç është ajo me majdanoz dhe limon. Kombinimi i të dyjave jo vetëm që pastron lëkurën, por edhe e zbardh atë. Me përdorimin e majdanozit dhe limonit apo uthullës së mollës, lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme.
Vlerat e majdanozit për lëkurën
Majdanozi është shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Lëngu i tij përmban vajra esencialë që ofrojnë sasi të jashtëzakonshme të manganit dhe kaliumit. Vlerat e majdanozit e bëjnë atë shumë të kërkuar nga njerëzit që vuajnë nga diabeti, infeksionet urinare, temperature, lodhja apo inflamacioni i syve. Në industrinë e kozmetikës, majdanozi ka aftësi rigjeneruese dhe zbardhuese. Ai ju vjen në ndihmë për eliminimin e skuqjeve të lëkurës, freskinë dhe zbardhjen e saj.
Përbërësit:
Përgatitja:
Në fillim duhet të zieni ujin në një tenxhere të vogël. Më pas shtoni gjethet e grira hollë të majdanozit dhe lërini të ziejnë për 15 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet. Shtoni lëngun e limonit ose uthullën e mollës dhe hidheni lëngun në një enë qelqi. Ruajeni atë në frigorifer.
Përdorni këtë lëng dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Nëse e përdorni këtë lëng për gjatë gjithë muajit do të vëreni ndryshime befasuese.