KreuStil Jetese

 “E vendos ti se kur bëhesh nënë…”; Aktorja Halle Berry kërkesë për të gjitha gratë!

 “E vendos ti se kur bëhesh nënë…”;

Halle Berry u ka kërkuar grave që të mos “mbyten” me idenë për të patur fëmijë deri në një moshë të caktuar.

Aktorja 56-vjeçare, e cila ka vajzën Nahla Ariela Aubry, 15 vjeçe, me ish-in e saj Gabriel Aubry dhe djalin Maceo-Robert Martinez, nëntë vjeç, me ish-bashkëshortin Olivier Martinez, paralajmëroi se të kesh fëmijë do të thotë që gratë të heqin dorë nga shumë gjëra nga jeta personale për të rritur ato jetë të tjera”.

Duke folur për “Women’s Health”, Halle tha, “Më në fund e kuptoj se ajo që kam për të thënë është e vlefshme, edhe nëse askush tjetër nuk është dakord. U them grave që zotëroni kudo që të jeni. Nëse jeni në mesin e të tridhjetave, mos u zhytni në idenë se duhet të keni fëmijë deri në një moshë të caktuar. Ti vendos. Dhe nëse dëshiron të kesh fëmijë, nuk duhet të përkufizohesh nga ato ideologjitë e vjetra se kjo është ajo që duhet të bëjnë gratë”.

 

“Bëje vetëm nëse dëshiron, sepse heq dorë nga jeta jote personale për të rritur ato jetë të tjera. Ndoshta nuk je një grua që dëshiron ta bëjë këtë. S’ka vend për gjykim”, vijoi më tej aktorja, e cila është bërë nënë për herë të parë në moshën 40-vjeçare.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF