
Aktori Olsi Bylyku dhe këngëtarja Egli Tako i dhanë fund lidhjes së tyre 5-vjeçare disa muaj më parë. E teksa Olsi foli për ndarjen e tyre gjatë një interviste, së fundmi ka reaguar edhe Elgi në rrjetin e saj social Instagram.
Elgi ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj dhe një prej tyre e ka pyetur nëse i mungon aktori. Këngëtarja ka zgjedhur ti përgjigjet, duke theksuar se largimi i Olsit ka lënë një boshllëk tek ajo, edhe pse jeta vazhdon..
“Unë kam zgjedhur ta fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira”, ka shkruar Elgi, teksa më tej vijon,
“Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë boshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”.