KreuStil Jetese

U largua për disa ditë; Dua Lipa rikthehet për pushime në Shqipëri!

U largua për disa ditë; Dua Lipa rikthehet për pushime në

Ylli i muzikës botërore Dua Lipa është rikthyer përsëri për pushime në Shqipëri. Pasi u largua për disa ditë për pushime me të dashurin e saj Romain Gavras në Greqi, ajo ka zgjedhur sërish të vijë në jug të vendit tonë.  

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua Lipa, teksa ka publikuar një fotografi me nënën e saj, Anesa Lipa, dhe ka treguar se ndodhen në Kep Merli. Duket se familjes Lipa nuk i ndahet zemra nga bregdeti shqiptar..

Dua Lipa në fund të muajit korrik përkrah disa fotove shumë të bukura të realizuar buzë detit, shkroi “Home”, (në shtëpi), teksa e shoqëroi postimin edhe me një emoji me flamurin shqiptar.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Postime të tjera me fotografi shumë të bukura vijuan në Instagramin e saj me plot 88.6 milionë ndjekës, ku në një prej tyre ajo pyeste ndjekësit në gjuhën shqipe, “A ma mirë këtu, a atje?”.

Një krenari e madhe kjo për mbarë qytetarët shqiptarë, që një yll botëror si Dua Lipa viziton çdo verë Shqipërinë. Duhet thënë se promotore më të mirë vendi ynë nuk mund të ketë..

Kujtojmë që më 28 nëntor Dua Lipa mbajti një koncert madhështor në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, ku me mijëra qytetarë patën mundësi ta shijojnë muzikën dhe këngët e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF