
Pas ndarjes nga Gerard Pique, Shakira është diskutuar shumë për takimet e saj romantike. Megjithatë, e vërteta është se asnjë nga këta emra nuk është konfirmuar se është në një lidhje me këngëtaren.
Midis tyre është aktori Tom Cruise, shoferi i Formula 1, Lewis Hamilton dhe basketbollisti Jimmy Butler i Miami Heat. Tani, emri më i fundit i lidhur me Shakirën është reperi Drake, fitues i 5 Grammy.
Siç u zbulua nga një dëshmitar për “Daily Mail”, Shakira dhe Drake ndezën thashethemet për romancë pasi u larguan në mënyrë diskrete nga e njëjta festë “brenda minutash nga njëri-tjetri në orën 3:25 të mëngjesit”, të dielën në West Hollywood, Kaliforni.
Ndërsa ata nuk u fotografuan së bashku, Shakira dukej super në formë me një bluzë portokalli dhe xhinse të ngushta, duke kombinuar look-un e saj me taka të larta. Ndërkohë reperi 36-vjeçar kanadez kishte veshur një xhaketë blu mbi një bluzë të bardhë dhe xhinse.
Shakira and Drake leaving the same after-party on Sunday in West Hollywood, California. ?
Would you be down for a collab between the two artists? pic.twitter.com/H3Posl60Rg
Ndarja e Shakira dhe Gerard Pique ka bërë që këngëtarja të vijë pranë publikut me projekte muzikore, në të cilat ajo trajton dhimbjen dhe problemet që ka patur me ish-partnerin e saj. Projektet që ajo ka publikuar, nga ‘Te felicito’, ‘Monotonia’, ‘Bzrp Music Sessions, Vol. 53’ e deri tek ‘Acrostico’, ‘TQG’ dhe ‘Copa Vacia’, kanë rezultuar shumë të suksesshme.
Dhe mesa duket projekte te reja muzikore priten të vijnë së shpejti, pasi burime pranë mediave të huaja bëjnë me dije se albumi i 12-të i këngëtares është në rrugë e sipër. Duket sikur zemërthyerja do të shërbejë si frymëzim për këtë album, dhe kjo është arsyeja pse pritet që këngët e tjera në albumin e ri të jenë të ngjashme dhe të mbajnë mesazhe të nënkuptuara për ndarjen e tyre.
Kujtojmë që në një fazë tjetër të jetës së saj, me dashurinë në ajër për Pique-n dhe me fëmijët e saj Milan dhe Sasha të sapolindur, në vitin 2017 u publikua “El Dorado”, një album që pati disa bashkëpunime dhe gjithashtu një përzierje gjuhësh.