KreuStil Jetese

FOTO/ Veshja mahnitëse e Beyonces në koncert, i lë pa fjalë të gjithë!

FOTO/ Veshja mahnitëse e Beyonces në koncert, i lë pa fjalë

Beyoncé ka mbajtur koncertin e saj të radhës në Atlanta, dhe ka shkëlqyer me kostumin e zgjedhur, duke lënë pa fjalë fansat gjatë performancën e saj. Për të gjithë ata që nuk kishin mundësi të ishin të pranishëm në koncert, idhulli muzikor ka ndarë disa fotografi në rrjetin e saj social Instagram, aty ku numëron plot 315 milionë ndjekës.

Përkrah postimit Beyoncé nuk ka shkruar asgjë, duke i lënë fotot të flasin vetë. Shpesh ajo zgjedh ngjyra të ndezura në veshjet e saj, por këtë herë u shfaq me një veshje në ngjyrën e lëkurës që theksonte asetet e saj me diamante vezulluese, duke krijuar iluzionin se mbulonte vetëm pjesët e saj intime.

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Turneu i idhullit muzikor, i cili zgjat më shumë se dy orë e gjysmë, ka ende një performancë tjetër në Atlanta.

Turneu “Reinassance”, i cili po promovon albumin e shtatë me të njëjtin emër, është planifikuar të bëjë 13 ndalesa të tjera në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë një tjetër qëndrim me 3 koncerte në Los Anxhelos në stadiumin SoFi, i planifikuar në fillim të shtatorit.

Ndalesa e saj e radhës do të jetë në Tampa Bay më 16 gusht, ndërsa koncerti i fundit i turneut është planifikuar për 1 tetor në Kansas City.

Beyoncé filloi turneun e saj në Evropë në fund të pranverës në Stokholm më 10 maj. Në total, ajo performoi në 21 shfaqje në pjesën evropiane, duke përfshirë një turne me 5 shfaqje në Londër në stadiumin Tottenham Hotspur.

Gjatë performnacës, Beyoncé interpreton këngët e albumi i ri të ndërthurura me hite nga albumet e mëparshme. Kjo është hera e parë që këngëtarja del e vetme në skenë që nga turneu i saj “The Formation World Tour” në vitin 2016.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF