
Inteligjenca Artificiale po kthehet në një trend tashmë, duke u përdorur deri edhe për të shtuar kureshtjen që ngjall shndërrimi i personazheve publike në të ardhmen.
Kështu admiruesit e familjes mbretërore britanike kanë përdorur AI-në për të parë sesi do të duken kur të rriten fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton.
Përmes profilit të Instagramit Catherine Princess of Wales, i cili numëron pothuajse 800 mijë ndjekës, u publikuan rezultatet e ofruara nga chatbot-et, duke parashikuar Princin George dhe Princeshën Charlotte, si adoleshentë.
Në fakt, duken të dy shumë mirë. Princi shfaqet si një i ri mjaft tërheqës, ndërsa princesha duket shumë e ëmbël. Ndjekësit duken të kënaqur me rezultatin, megjithatë vërtetësinë e tij vetëm koha mund ta tregojë.