KreuStil Jetese

Ish-miss Kosova “pushton” kopertinen e “Harper’s Bazaar”!

Ish-miss Kosova “pushton” kopertinen e “Harper’s

Ish-Miss Universe Kosova 2022, Blerta Veseli, eshte shfaqur ne kopertinen e revistës së famshme ndërkombëtare të modës “Harper’s Bazaar”. Bukuroshja shqiptare shihet aty me nje seri aksesorësh me gurë të çmuar e diamante.

Përpos kesaj, vajza nga Gjilani, e cila prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Miami te Shteteve te Bashkuara, ka dhene dhe një intervistë për edicionin bullgar te “Harper’s Bazaar”. Ajo aty rrëfen rrugëtimin e saj që nga fillimi i karrierës. Tashmë me një bagazh të madh në karrierën e saj si ish-miss dhe modele, në Europë dhe në Amerikë, bukuroshja flet për vështirësitë e fillimeve të saj në Kosovë dhe rrugën drejt suksesit që ajo tashmë e ka arritur.

Duke punuar me stiliste dhe fotografe të njohur ndërkombëtarisht, ajo, sic kujton Express, ka arritur me sukses të zere kopertinen e njeres prej revistave më prestigjioze të modës, që botohet në disa shtete të botës.

Blerta Veseli ka qenë edhe prezantuese e emisionit “SHOW TIME”, prodhim i gazetës online Reporteri.net. Ne intervistën e saj për “Harper’s Bazaar”, Blerta është pyetur edhe se “Çfarë e ndihmon një vajzë të bëhet modele e suksesshme, me cilat cilësi personale punoni?”.

“Nëse jeni mjaftueshëm të apasionuar dhe punoni, gjithmonë do të merrni atë që dëshironi! Gjatë rrugës për në majë do të keni shumë vështirësi dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, por duhet të keni qëndrueshmëri dhe vizionin tuaj në mendjen tuaj. Fizikisht, ju duhet të stërviteni pothuajse çdo ditë dhe të hani ushqim të shëndetshëm. Kryesisht punoj që të jem prezente, të kënaqem dhe të argëtohem duke punuar shumë për të nxjerrë më të mirën nga projekti! Gjithashtu duhet të gjeni ekuilibrin mes punës dhe jetës personale,” ishte pergjigja e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF