KreuStil Jetese

U përplas me Jet Ski në Llaman, ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari!

U përplas me Jet Ski në Llaman, ndërron jetë te Trauma

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari, i cili u përplas me Jet Ski në plazhin e Llamanit këtë të martë. I mituri u soll me helikopter te Trauma në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë gjatë mesnatës.

 

I plagosur nga manovrat e rrezikshme me mjetin lundrues mbeti dhe një tjetër shok i viktimës, 17-vjeçari me inicialet D.K., por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

 

Nga hetimet ka rezultuar se 4 shokë nga Tirana janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski. Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra–tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K, ku për pasojë ndërroi jetë 16-vjeçari.

 

Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., që ndodheshin në Jet Ski tjetër, si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme, duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërtetën.

 

 

Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë drejtuar nga prokurori dhe po në drejtimin e tij vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

 

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF