
Fansat e saj kanë mbetur të befasuar nga lajmi: Aktorja e njohur Ashley Olsen dhe bashkëshorti i saj Lois Eisner janë bërë prindër për herë të pare. Por askush nuk e dinte që ajo ishte shtatzënë.
Dyshja kanë sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Otto, ndërsa lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur Page Six.
Ashley ka arritur ta mbajë të fshehtë pritjen e saj të ëmbël dhe ia ka dalë mbanë plotësisht, pasi vetëm tani u mësua mëmësia e saj.
Dyshja e kurorëzoi një vit më parë dashurinë me martesë. Edhe në atë rast, ata preferuan të zhvillonin një ceremony mjaft intime, vetëm me rrethin e ngushtë të familjarëve e miqve në një banesë private në Bel Air të Kalifornisë. Sipas një burimi po të Page Six, çifti kishin ftuar vetëm 50 persona në dasmën e tyre.

Rrugëtim Kuban – Aventura urbane në Havana!















Horoskopi ditor, e martë 15 gusht 2023



