KreuStil Jetese

“E dashura ime, shqiptare”; Me këtë video, Jori Delli konfirmon lidhjen me këngëtarin italian!

“E dashura ime, shqiptare”; Me këtë video, Jori Delli

Pak ditë më parë modelja Jori Delli mori vëmendjen e mediave italiane, ku thuhej se është në një lidhje me këngëtarin Fred De Palma. Ndërkohë vetë Jori mesa duket ka zgjedhur të konfirmojë lajmet, pasi ka publikuar një video shkëputur nga koncerti i reperit.

Ai shihet duke kënduar në skenë dhe thekson së e dashura e tij është shqiptare. Jori e shoqëruar postimin me emoji duke qeshur, flamurin shqiptar dhe sigurisht nuk ka munguar emoji me zemër.


Aludimet për romancën e tyre nisën pasi këngëtari postoi një foto në Instastory ku shihet duke mbajtur dorën e një vajze. Fillimisht u spekulua se ishte dora e këngëtares Ana Menës, me të cilën kanë edhe hite së bashku, me mbi 200 milionë shikime.

Por sipas paparacit Alessandro Rosica, detajet tregonin se identiteti misterioz ishte ai i Jori Dellit. Këngëtari gjithashtu ka postuar disa foto të tjera, ku në një prej tyre dyshja shihen duke u puthur në makinë.

A post shared by Fred De Palma (@freddepalma)

Mediat italiane kanë bërë edhe një biografi për modelen Jori Delli. Ajo është një modele e re dhe influencuese me origjinë shqiptare, e lindur në Mestre në vitin 1995 dhe e rritur në Quarto d’Altino, në provincën e Venecias, shkruajnë ata.

Ajo jeton në Torino, ku është diplomuar për Inxhinieri Menaxhimi. Jori Delli e filloi karrierën e saj si modele duke marrë pjesë në konkurse të ndryshme bukurie. Modelja njihet për publikun si një nga fytyrat e njohura të Sportitalia-s , ku mori pjesë në një transmetimin kushtuar merkatos. 28-vjeçarja pati mundësinë të takojë disa nga kampionët më të mëdhenj të futbollit botëror, si Cristiano Ronaldo dhe Neymar, me të cilët realizoi një spot reklamues në vitin 2019.

A post shared by Jori ??? (@joridelli)

Jori mori pjesë edhe në ‘reality shoë-n’ “Big Brother VIP” në Shqipëri. Ajo është shumë e njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram ku ka mbi 500 000 ndjekës.

Në të kaluarën, Jori Delli ka qenë në një lidhje me Simone Camoles, djalin e ish-menaxherit Giancarlo Camolese. Ndër rrëfimet e saj, influencuesja ka tentuar të krijojë diçka me Zac Efron, por nuk ia doli kurrë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF