KreuStil Jetese

FOTO/ Pas Anwar Hadid; Dua Lipa sjell në Shqipëri të dashurin e ri!

FOTO/ Pas Anwar Hadid; Dua Lipa sjell në Shqipëri të dashurin e

Ylli i muzikës botërore Dua Lipa është rikthyer përsëri për pushime në Shqipëri brenda dy javësh. Pasi u largua për disa ditë për pushime me të dashurin e saj Romain Gavras në Greqi, ajo ka zgjedhur sërish të vijë në jug të vendit tonë, por këtë herë bashkë me njeriun e saj të zemrës.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua Lipa, teksa si fillim ka publikuar në Instagram një fotografi me nënën e saj, Anesa Lipa, ku ka treguar se ndodhen në Kep Merli. Dhe më pas ajo ka bërë një postim tjetër ku shohim se ajo nuk është vetëm në shoqërinë e familjarëve, por edhe të Romaint.


Kujtojmë që në gusht 2021 Dua Lipa vizitoi Shqipërinë me të dashurin e asaj kohe Anwar Hadid, me të cilin ishte në një lidhje prej dy vitesh.


Një krenari e madhe kjo për mbarë qytetarët shqiptarë, që një yll botëror si Dua Lipa viziton çdo verë Shqipërinë. Duhet thënë se promotore më të mirë vendi ynë nuk mund të ketë..


Në fund të muajit korrik Dua Lipa përkrah disa fotove shumë të bukura të realizuar buzë detit, shkroi “Home”, (në shtëpi), teksa e shoqëroi postimin edhe me një emoji me flamurin shqiptar.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Postime të tjera me fotografi shumë të bukura vijuan në Instagramin e saj me plot 88.8 milionë ndjekës, ku në një prej tyre ajo pyeste ndjekësit në gjuhën shqipe, “A ma mirë këtu, a atje?”.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Duket se gjithë familjes Lipa nuk i ndahet zemra nga bregdeti shqiptar, kështu që vizitat e tyre tashmë do të kthehen në një traditë..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF