KreuStil Jetese

Pas problemeve shëndetësore; Madonna ricakton datat e turneut!

Pas problemeve shëndetësore; Madonna ricakton datat e turneut!

Më në fund ka një rreze drite, Madonna po ndihet mirë. Këngëtarja ka riplanifikuar datat e “Celebration Tour” që i shtyu pas një shqetësimi shëndetësor në shtëpinë e saj në Nju-Jork në qershor. Mbretëresha e popit u shtrua në spital për shkak të një infeksioni bakterial.

Menaxheri i saj, Guy Oseary, njoftoi në atë kohë se ajo do të shtynte nisjen e turneut të saj që ishte planifikuar të fillonte në korrik.

Të martën, “Live Nation” njoftoi se datat e riplanifikuara të Amerikës së Veriut do të zhvillohen menjëherë pas datave të shpallura fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë. Biletat për shfaqjet e planifikuara më parë do të zëvendësohen me data të reja.

Disa shfaqje do të anulohen për shkak të përplasjeve të planifikimit. “Madonna ndjen keqardhje për shqetësimin ndaj fansave dhe shpreson të arrijë në ato tregje në të ardhmen”, tha Live Nation në një deklaratë të martën.

Shfaqjet e anuluara përfshijnë 27 korrikun në Tulsa, 22 dhjetor në Nashville, 15 janar në San Francisko, 18 janar në Las Vegas dhe 20 janar në Phoenix. Ata blerës të biletave do të rimbursohen.

Turneu nis zyrtarisht me katër shfaqje të shitura në Londër këtë tetor, të ndjekur nga shfaqje në të gjithë Belgjikën, Danimarkën, Suedinë, Spanjën, Portugalinë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Holandën gjatë gjithë pjesës së mbetur të vitit 2023.

Nërkohë në Amerikën e Veriut fillon më 13 dhjetor në Brooklyn në Barclays Center.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF