Kim Kardashian nuk mungoi ne koncertin e fundit të Drake, por nuk arriti të merrte as edhe një përshëndetje nga ana e tij. 41 vjecarja po qendronte anash skenes, megjithate reperi i famshem as qe e perfilli.
Ai ishte në një moment shumë pranë themelueses së “Skims”, por u duk sikur as qe e vuri re fare. Nderkohe që Drake afrohej më shumë, Kim, 42 vjeçare, i dha atij një buzëqeshje të madhe.
Në pamjet që qarkulluan në internet, 36 vjeçari nuk jep ndonjë shenjë, qe te tregoje se ktheu pershendetjen nënës së katër fëmijëve. Ky u interpretua si injorim nga ana e tij, dhe momenti u be viral ne rrjetet sociale.
Kim Kardashian got ignored by Drake at his concert. pic.twitter.com/iJeTif03iP
“Kim Kardashian u injorua nga Drake në koncertin e tij”, ka shkruar një fans.“A duhej të bënte diçka Drake?”, tha një tjetër përdorues i rrjeteve sociale. “Ai e dinte që do të bëhej virale, ndoshta për këtë e bëri”, theksoi një tjetër.
Kim ndër tjerash ishte akuzuar më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, për lidhje të shumta, përfshirë këtu edhe me Drake. Ish-çifti që kanë fëmijë North, Saint, Chicago dhe Psalm, u ndanë zyrtarisht në shkurt 2021, duke i dhënë fund martesës së tyre gjashtëvjeçare.