KreuStil Jetese

FOTO/ Tom Brady dhe Irina Shayk kapen ‘mat’ duke dalë nga një hotel në Londër!

FOTO/ Tom Brady dhe Irina Shayk kapen ‘mat’ duke dalë nga

Tom Brady, i konsideruar gjerësisht si lojtari më i madh në historinë e NFL-së, ka qenë së fundmi në Britani të Madhe për të parë ndeshjen mes Birmingham City dhe Leeds United. Ai ka shfrytëzuar këtë rast edhe për të kaluar kohë me partneren e tij të re, modelen ndërkombëtare Irina Shayk.

Mesa duket të dy po e shijojnë dashurinë e tyre dhe bëjnë çmos për t’u parë me njëri-tjetrin. Sipas “Daily Mail”, ata u panë në një hotel në Londër, pas përfundimit të ndeshjes Birmingham City-Leeds United.

Amerikani ka udhëtuar drejt kryeqytetit anglez dhe aty ka nisur arratisjen e tij romantike me modelen, ish-in e Bradley Cooper. Ata u panë duke u larguar nga hoteli “The Twenty Two”.

Ndonëse nuk u larguan në të njëjtën kohë, dukej qartë se ata kishin qenë bashkë dhe kjo ka vërtetuar edhe më tepër zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.

Javë më parë revista “People” raportoi se romanca mes tyre ka disa muaj që ka nisur, ndërkohë që “Page Six” publikoi disa imazhe teksa ata ndodheshin në makinën e Bradyt.

Në fotot e publikuara ata shiheshin shumë afër, duke shkëmbyer shikime dhe prekje, shenja të dukshme se dashuria e tyre për njëri-tjetrin po shkon drejt zyrtarizmit.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF