KreuStil Jetese

43 operacione për t’u dukur si Barbie, si ishte para ndërhyrjeve!

43 operacione për t’u dukur si Barbie, si ishte para

Mania e operacioneve plastike nuk ka pushtuar vetem Perendimin apo Azine, por edhe vendet me konservatore arabe. Dalia Naeem, nga Bagdadi ka rrëmbyer vemendjen me përpjekjen e saj ambicioze për ta transformuar veten në një Barbie.

Pamja e saj tashme i afrohet kukullës ikonike, aq sa ka fituar titullin e dashur të “Barbie irakiane”.

Por realizimi i kesaj ëndrre te saj nuk ka qenë pa sfida. Dalia i është nënshtruar 43 ndërhyrjeve kozmetike për të arritur pamjen e dëshiruar, ama jo të gjithë e pëlqejnë. Kritikët thone se ajo duket më shumë si një “zombi” sesa një Barbie.

Dalia nuk është e panjohur me te qenit në qendër të vëmendjes. Ajo shfaq me krenari fytyrën e saj në Instagram, duke treguar rezultatet e transformimit të saj gjithnjë në zhvillim. Ndjekja e saj në rrjetet sociale ka arritur në mbi 990,000 fansa, me shumë të hipnotizuar nga “metamorfoza” e saj. Fotoja e saj “para transformimit” mund t’ju lënë pa fjalë, pasi tani ajo pothuajse nuk njihet.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF