KreuStil Jetese

Sa para pritet të marrë Margot Robbie për filmin “Barbie”?!

Sa para pritet të marrë Margot Robbie për filmin

Ylli 33-vjeçar i Barbie, Margot Robbie, e cila ishte gjithashtu producente e filmit, pritet të fitojë 50 milionë dollarë si pjesë e një marrëveshjeje që kombinon pagën e saj dhe bonuset në arkë. Partneri i saj Tom Ackerley është gjithashtu producent në film.

“Barbie” ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë nga shitjet e biletave në gjithë botën, duke i thyer të gjitha rekordet e filmave që janë realizuar nën regjinë e grave.

Filmi “Barbie” e ka tejkaluar filmin “The Dark Knight”, të shpërndarë nga Warner Bros, si filmi më fitimprurës ndonjëherë për kompaninë në Shtetet e Bashkuara. Kjo vjen pasi filmi “Barbie” ka arkëtuar më shumë se 537 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara, në më pak se një muaj pasi ka nisur shfaqjen në kinema, më 21 korrik.

Filmi “The Dark Knight”, fitues i Çmimit Oscar, i lëshuar në fundjavën e njëjtë në korrik të vitit 2008, pati fituar 536 milionë dollarë nga kinematë në SHBA.

Por, ky nuk është rekordi i vetëm që është thyer nga Barbie. Ky film e ka tejkaluar edhe suksesin e filmit Captain Marvel të vitit 2019.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF