
Nick Jonas ka pësuar një incident teksa ka qenë në skenë në koncertin e Jonas Brothers në Boston. Këngëtari është xhiruar nga një fans, i cili e ka postuar në rrjetet sociale, dhe më pas është shpërndarë nga të gjitha mediat e huaja.
Në videon e publikuar, Nick Jonas shihet teksa rrëzohet dhe më pas ngrihet menjëherë duke vijuar koncertin.
Duket se shkaku i këtij rrëzimi ka qenë një gropë në skenë, të cilën këngëtari 30-vjeçar nuk e ka parë dhe si pasojë është rrëzuar.
Truprojat e tij janë nisur menjëherë për ta ndihmuar, por këngëtari ka vijuar të këndojë së bashku me vëllezërit Kevin and Joe.
Shumë prej fansave në internet lavdëruan Jonasin që vazhdoi të këndonte pavarësisht incidentit.



Stil Jetese
Si të humbni peshë pa nevojën e dietave?




Stil Jetese
Horoskopi ditor, e enjte 17 gusht 2023



Stil Jetese
Fifi mbetet “pa punë”? Klubet nuk e ftojnë!







Stil Jetese
8 këshilla për të kapërcyer ndarjen!


