
Diletta Leotta është bërë nënë në 32-vjetorin e lindjes. Gazetarja italiane dhe partneri i saj, portieri i Newcastle, Loris Karius, kanë postuar në rrjetet sociale fotot e para të Arias së vogël, të lindur në San Raffaele të Milanos.
“Sot u rilinda nëpërmjet teje! Mirë se erdhe Aria ? Je dhurata më e mirë që mund të kishim kërkuar??”, ka shkruar ajo përkrah fotove shumë të bukura, ku shihet se partneri i saj i ka çuar në spital edhe tortën e ditëlindjes.
Vogëlushja quhet Aria, emër që prezantuesja sportive e zgjodhi vetëm pasi e mbajti për herë të parë në krahë, sikurse tha disa javë më parë në një intervistë: “Emri? Së pari dua ta shikoj në sy. Unë kam vendosur të bëj kështu. Të ndjek instinktin”.
Diletta Leotta e ndau lajmin e shtatzëninë e saj më 24 mars, duke publikuar një video së bashku me të dashurin: “Shpërthejmë nga gëzimi, së shpejti do të jemi tre”. Rreth një muaj më vonë, me një festë për zbulimin e gjinisë, çifti njoftoi gjininë e foshnjës.
Ndërkohë ditët e fundit Leotta ka publikuar foto nga brigjet e detit sicilian me barkun e rrumbullakosur.
Ky vit për Diletta Leotta ishte një vit i ndryshimit të plotë. Tetorin e kaluar ajo u takua me Lorisin dhe që atëherë ata nuk janë larguar kurrë nga njëri-tjetri. Kanë realizuar shumë udhëtime në përpjekje për të kaluar sa më shumë kohë së bashku. Dhe tashmë lidhja dhe dashuria e tyre do të bëhet më e fortë pasi janë bekuar me një vajzë..



Horoskopi ditor, e enjte 17 gusht 2023



Fifi mbetet “pa punë”? Klubet nuk e ftojnë!







8 këshilla për të kapërcyer ndarjen!






Horoskopi ditor, e mërkurë 16 gusht 2023
