
Kërkesat për bashkëpunime janë rritur ndjeshëm për aktoren Margot Robbie pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “Barbie”. Mësohet se aktores vetëm për fotot e këmbëve të saj i ka ardhur një ofertë marramendëse.
Platforma online “Fun With Feet”, ku mund të shkëmbehen foto këmbësh me të tjerët, i ka ofruar një bonus fillestar prej 500 000 dollarësh, kundrejt bashkëpunimit.
“E dashur Margot, emri im është Liz dhe bëj mijëra dollarë duke shitur foto të këmbëve në ‘Fun With Feet’. Gjithashtu, ju ngjaj shumë. Barbie janë të gjitha femra, por ne jemi edhe Barbie të vërteta, stereotipisht e kam fjalën.
Do të doja të punonim së bashku në përmbajtjen e frymëzuar nga Barbie pasi do të na sjellë miliona. Plus, ‘Fun With Feet’ po ofron t’ju japë një bonus prej 500 000 dollarësh për të filluar. Nëse jeni dakord, ne mund të përfitojmë si nga ngjashmëria jonë ashtu edhe nga obsesioni i botës me të gjitha gjërat Barbie, falë këmbëve tona”, thuhej në letrën dërguar aktores.
“’Fun With Feet’ është platforma më e mirë e shitjes së këmbëve në internet dhe pasi shumë nga klientët e mi vijnë tashmë tek unë sepse dukem si Margot (dhe Barbie) 2.0, e di që partneriteti ynë do të ishte jashtëzakonisht popullor.
Një përfitim tjetër i madh për përmbajtjen e këmbëve në internet është se ju mund të vazhdoni të fitoni para në mënyrë pasive prej saj. Siç e dimë, njerëzit kanë vetëm një fund, idetë jetojnë përgjithmonë”, thuhej më tej në letrën dërguar aktores.
Këtë bashkëpunim Liz ia ka propozuar edhe Ryan Gosling, i cili luan së bashku me Margot Robbie në filmin “Barbie”.


Horoskopi ditor, e enjte 17 gusht 2023



Fifi mbetet “pa punë”? Klubet nuk e ftojnë!







8 këshilla për të kapërcyer ndarjen!






Horoskopi ditor, e mërkurë 16 gusht 2023

