KreuStil Jetese

Jennifer Lopez nxjerr foton “perfekte” pa filtra, por përse plasën kritikat?

Jennifer Lopez nxjerr foton “perfekte” pa filtra, por përse

Jennifer Lopez kërkoi sërish të tregonte se koha për të ka ndaluar. Vetëm pak dotë pasi festoi 54 vjetorin, artistja postoi një video krejtësisht pa filtra në profilin e saj në Intagram.

“Nuk ka filtra. Kjo jam unë në moshën 54-vjeçare, me shkëlqim dhe e lumtur”, ka shkruar ajo. “Së fundmi festova ditëlindjen dhe ndihem më mirë se kurrë”, dëgjohet të thotë JLo, duke prezantuar më pas produktet që përdor gjatë rutinës së saj dhe që i përkasin linjës së saj kozmetike.

Por edhe pse supozohej të merrte vetëm vlerësime për pamjen e saj, kritikat në rrjet nuk munguan.

Një sërë ndjekësish u shprehën skeptikë për faktin që lëkura e saj dukej po aq e lëmuar sa gati e një bebeje. Sipas tyre, edhe nëse s’ka vendosur filtra, përsëri nuk është merita e hapave të rutinës së saj që ia bën lëkurën thuajse ‘perfekte’.

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

“Na trego plastikën tënde më mirë”, ka shkruar një komentues. “Ajo është fantastike, por padyshim që ka një filtër në këtë video. Ose të paktën ndonjë ndriçim të veçantë”, komentoi një tjetër.

 “Kam parë foto të tjera dhe janë të ndryshme nga video. Jo se ajo nuk është e mrekullueshme, por ky pretendim është mashtrim”, ka shkruar tjetër ndjekës. Komentuesit u shfaqën të bindur se JLo ka bërë të tjera ‘marifete’ për shkëlqimin dhe rininë e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF