Rita Ora është angazhuar prej kohësh si anëtare e jurisë në “The Voice Australia” dhe së fundi pati një surprizë të këndshme, teksa “ushtronte detyrën” e përzgjedhjes së talenteve në këtë vend.
Njëra prej konkurenteve pjesëmarrëse në episodin e radjës së spektaklit të muzikës ishte me origjinë nga Kosova, dhe Rita u entuziasmua shumë. Ajo iu drejtua shqip vajzës, Sihana Haxhnikaj dhe të afërmve të saj të pranishëm në sallë.
Sihana ka lindur në Sydney, pasi prindërit e saj emigruan në Australi gjatë luftës së fundit në Kosovë. Atje ajo tani po ndjek ëndrrën e saj më ta madhe që të bëhet një këngëtare profesioniste. 16-vjeçarja u përzgjodh nga Rita në ekipin e saj, për të vazhduar rrugën drejt finales.
Në një intervistë për Klan Kosova vajza foli për të gjitha emocionet e përjetuara atë mbrëmje dhe ëndrrën e realizuar që të punonte me Ritën.
“Kur u bëra ekipi i Ritës dhe kur ajo e ka kthyer karrigen jam bërë shumë e lumtur dhe e entuziazmuar, gjithmonë e ka dashur Ritën që kur kam qenë e vogël, e lumtur që jemi dy shqiptare dhe do të mund të punojmë bashkë.
Kur më ka pyetur për mbiemër kam filluar të qesh se mbiemri im nuk është një mbiemër që e ka çdo kush, se është i rrallë kur e thash përsëri ajo u shokua se ajo e kuptoi se ishte mbiemër shqiptar dhe kjo më lumturoi”, tha konkurrentja shqiptare e “The Voice Australia”.