Rrobananjot me trup kanë pushtuar zemrat e femravë VIP në Itali. Nga Ilary Blasi tek Alessia Markuzzi ata janë shfaqur elegante me kostumet e tyre, dhe jo më pak sensuale nga sa mund të mendohej.
Preferencat kryesore kanë qenë për ngjyrën e bardhë, por nuk mungon dhe e zeza klasike apo printet e ndryshme plot fantazi. Loja me format sic është e cara e thellë në pjesën e dekoltesë, është ajo që i bën më pikante dhe intriguese.
Shumë janë pëlqyer këtë verë edhe kostume të tilla plot fantazi shumëngjyrëshe, nga roza e fortë tek portokallia, ndërsa preferencat përfshijnë edhe motivet floreale.
Fokusi vendoset këtë radhë tek dekolteja, sidomos ajo e thellë që e nxjerr edhe më shumë në pah duke u mbyllur në fund me një unazë, e duke ekspozuar goxha lëkurë por pa e kaluar masën.