KreuStil Jetese

Robert De Niro feston 80-vjetorin në një darkë të mbushur me yje në Nju-Jork!

Robert De Niro feston 80-vjetorin në një darkë të mbushur me

Disa nga personalitetet më të shquara të Hollivudit u mblodhën në një restorant në Nju-Jork për të festuar ditëlindjen e Robert De Niros. Aktori, i cili mbushi 80 vjeç të enjten, shtroi një darkë së bashku me të dashurën e tij Tiffany Chen për të festuar këtë rast.

Darka e ditëlindjes së aktorit përfshinte Paul McCartney dhe gruan e tij Nancy Shevell, Leonardo DiCaprio, regjisorët legjendarë të filmit Francis Ford Coppola, Martin Scorsese, Francis Ford Coppola dhe George Lucas, së bashku me Jane Krakowski, David Blaine, Bette Midler, Christopher Walken, Palminteri dhe ish-guvernatori i Nju-Jorkut, Andrew Cuomo.

Përpara ditëlindjes së tij, fituesi i çmimit Oscar u pa duke parë një shfaqje të “FLEX” në Lincoln Center të mërkurën mbrëma. DeNiro shkoi në prapaskenë për të përshëndetur aktorët dhe për të bërë një foto me ta pas shfaqjes.

De Niro ka marrë mesazhe urimesh për ditëlindjen nga miq të showbizit dhe personazhetw njohur nw të gjithë botën. Edhe vajza e saj, Drena De Niro, e shënoi këtë rast duke shpërndarë një postim për ditëlindjen dedikuar babait të saj. Drena, e cila është 51 vjeçe, ka qenë në lajme muajin e fundit pasi djali i saj, Leandro De Niro-Rodriguez, ndërroi jetë për shkak të mbidozës me drogë.

Aktori lëshoi një deklaratë pas vdekjes tragjike të nipit të tij duke thënë se ai ishte “thellësisht i shqetësuar nga vdekja e nipit tim të dashur Leo”. De Niro gjithashtu falënderoi të gjithë për ngushëllimet e tyre pasi familja po vuante humbjen e tyre.

Kujtojmë që në fillim të vitit, aktori mirëpriti fëmijën e tij të shtatë, një vajzë të cilën ai dhe e dashura e tij e quajtën Gia Virginia Chen De Niro.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF