KreuStil Jetese

VIDEO/ Me pushime në jug; Dua Lipa e ‘djeg’ duke kërcyer këngë popullore!

VIDEO/ Me pushime në jug; Dua Lipa e ‘djeg’ duke kërcyer

Ylli i muzikës botërore Dua Lipa është rikthyer përsëri për pushime në Shqipëri brenda dy javësh. Pasi u largua për disa ditë për pushime me të dashurin e saj Romain Gavras në Greqi, ajo ka zgjedhur sërish të vijë në jug të vendit tonë, por këtë herë bashkë me njeriun e saj të zemrës.

E shoqëruar dhe nga familjarët e saj, mbrëmjen e djeshme Dua Lipa veç fotografive ka ndarë edhe një video ku shihet duke kërcyer nën ritmet e këngës popullore shqiptare “Hajde luj qyqek”, teksa mban një gotë në kokë.  “Energji gjatë gjithë verës”, ka shkruar këngëtarja.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Një krenari e madhe kjo për mbarë qytetarët shqiptarë, që një yll botëror si Dua Lipa viziton çdo verë Shqipërinë. Duhet thënë se promotore më të mirë vendi ynë nuk mund të ketë..

Në fund të muajit korrik Dua Lipa përkrah disa fotove shumë të bukura të realizuar buzë detit, shkroi “Home”, (në shtëpi), teksa e shoqëroi postimin edhe me një emoji me flamurin shqiptar.

Postime të tjera me fotografi shumë të bukura vijuan në Instagramin e saj me plot 88.8 milionë ndjekës, ku në një prej tyre ajo pyeste ndjekësit në gjuhën shqipe, “A ma mirë këtu, a atje?”.

Duket se gjithë familjes Lipa nuk i ndahet zemra nga bregdeti shqiptar, kështu që vizitat e tyre tashmë do të kthehen në një traditë..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF