KreuStil Jetese

Detaje të reja nga vdekja e Lisa Marie Presley: E ngjashme me atë të të atit!

Detaje të reja nga vdekja e Lisa Marie Presley: E ngjashme me atë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e papritur e Lisa Marie Presley në fillim të këtij viti, e cila tani po thuhet se ka një ngjashmëri frikësuese me atë të të atit të saj, yllit të muzikës ‘Rock and Roll’, Elvis Presley , i cili u nda nga jeta 46 vite më parë.

Lisa Marie u shua në 12 janar, në moshën 54-vjeçare, dhe fillimisht u mendua se kjo erdhi nga një atak kardiak. Megjithatë, një raport i autopsisë i publikuar së fundmi zbuloi se vdekja e saj u shkaktua nga një bllokim i zorrëve. Ashtu si jeta e babait të saj ishte e rrënuar nga problemet shëndetësore, Lisa Marie kishte luftuar me një sërë sëmundjesh që çuan në vdekjen e saj, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, ethe të zgjatura dhe shqetësime gastrointestinale, duke pasqyruar betejat e vetë Elvisit.

Ajo ishte ankuar për dhimbje të forta barku në mëngjes para se të vdiste. %4 vjecarja u gjet pa ndjenja në rezidencën e saj në Calabasas nga ish-bashkëshorti i saj, Danny Keough , dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Obstruksioni fatal i zorrëve të Lisa Marie erdhi si pasojë e një ndërlikimi nga operacioni i saj i mëparshëm bariatrik, një procedurë për humbje peshe që ajo i ishte nënshtruar vite më parë. Megjithatë, Sally Hoedel, një historiane e jetës së Elvisit dhe një fanse e përkushtuar, pohon se operacioni i Lisa Marie mund të ketë pasur më shumë probleme seç thuhen. Hoedel tërheq vëmendjen në historinë e sëmundjeve kronike të zorrëve të familjes Presley, ku ajo beson se mund të ketë një të përbashkët gjenetike për problemet e zorrëve brenda familjes.

Elvis edhe ai u përball me një betejë të përjetshme kundër problemeve kronike të zorrëve dhe kapsllëkut. Hulumtimi i Hoedel nxjerr në pah rastet e ngjashme midis betejave shëndetësore të babait dhe vajzës, nga barku deri te acidoza metabolike.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF