KreuStil Jetese

Sam Asghari: Nuk e kam kërcënuar Britney!

Sam Asghari: Nuk e kam kërcënuar Britney!

Sam Asghari po mohon me vendosmëri akuzat se ka kërcënuar Britney Spears dhe raportet që pretendojnë se ai po përpiqet të ndryshojë kontratën paramartesore. Një përfaqësues i Asghari i tha ET, “Ka shumë pretendime se Sam po kërcënon ish-gruan e tij me video. Megjithatë, të gjitha këto pretendime janë të rreme”.

Komentet e përfaqësuesit vijnë pasi u tha se Sam Asghari ka kërcënuar se do të publikojë informacione ose materiale të turpshme për Spears nëse nuk bëhen lëshime në kontratën paramartesore që do t’i lejonin Asghari të merrte më shumë para nga divorci.

“Asnjë qëllim negativ nuk është drejtuar kurrë ndaj saj dhe nuk do të jetë kurrë”, thotë përfaqësuesi i aktorit. “Sam gjithmonë e ka mbështetur dhe do ta mbështesë atë”.

Ky reagim vjen menjëherë pasi Sam foli publikisht për herë të parë të enjten, një ditë pasi u publikua lajmi se ai kishte paraqitur kërkesë për divorc nga Spears.

“Pas 6 vitesh dashurie dhe përkushtimi ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të vazhdojmë të kemi dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirat.

Të kërkosh privatësi duket qesharake, kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë përfshirë mediat të jenë të sjellshëm dhe të zhytur në mendime”, shkroi ai nw rrjetine tij social Instagram.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF