
Britney Spears më në fund ka folur në përgjigje të kërkesës për divorc të bashkëshortit të saj Sam Asghari, e cila ndodhi vetëm një vit pas martesës së tyre. Në një postim në Instagram, këngëtarja 41-vjeçare u shpreh se edhe pse detajet e divorcit të tyre janë një çështje private, ajo pranoi se ndihej disi e tronditur, pasi sikurse edhe ajo thekson 6 vite me dikë nuk janë pak.
“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Sam nuk jemi më bashkë. Gjashtë vjet, është një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur. Nuk jam këtu për të shpjeguar pse, sepse sinqerisht nuk është punë e askujt! Por, sinqerisht nuk e durova dot më dhimbjen.
Në një farë mënyre telepatike kam marrë kaq shumë mesazhe që më ngrohin zemrën nga miqtë dhe ju falënderoj! Unë e kam mbajtur fort veten për një kohë të gjatë dhe Instagrami im mund të duket i përsosur, por është larg realitetit dhe mendoj se të gjithë e dimë këtë!
Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por për disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia! Nëse nuk do të isha luftëtarja e fortë e babait tim, do të më dërgonin në vende për t’u ‘rregulluar’ nga mjekët!
Por kjo ishte kur kisha më shumë nevojë për familjen! Ju supozohet të dashuroheni pa kushte… jo me kushte! Kështu që unë do të jem aq e fortë sa mundem dhe do të bëj më të mirën! Dhe në të vërtetë po veproj shumë mirë! Gjithsesi kalofshi një ditë të mbarë dhe mos harroni të buzëqeshni.
Ky reagim i këngëtares, vjen një ditë pasi postimit të Sam Asghari në rrjetin e tij social, ku shkroi, “Pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirën”.




Sam Asghari: Nuk e kam kërcënuar Britney!

Horoskopi ditor, e shtunë 19 gusht 2023














