KreuStil Jetese

Charlize Theron mohon operacione plastiket në fytyrën e saj: Thjesht po plakem!

Charlize Theron mohon operacione plastiket në fytyrën e saj: Thjesht

“Nuk kam bere facelifting”: Charlize Theron i është përgjigjur disa ndjekesve te cilet dolen me pretendiminse aktorja e famshme i është nënshtruar nderhyrjeve ( jo te suksesshme) në fytyrë. Njerëzit mendojnë se kam bërë një ndryshim të fytyrës. Thone cfarë i bëri ajo fytyrës së saj?” Unë them: “Dritw, po plakem! Nuk do të thotë se kam bërë një operacion të keq plastik. Thjesht ndodh” u shpreh aktorja 48-vjeçare për revistën Allure.

Ylli i ‘Fast X’, e cila e filloi karrierën e saj në Hollywood në fund të viteve ’90, zbuloi se e përqafon me kënaqësi pamjen e saj natyrale, pavarësisht presionit për t`u dukur gjithmonë e re. “Fytyra ime po ndryshon dhe më pëlqen që fytyra ime po ndryshon dhe po plaket normalisht”, shtoi ajo.

Theron tha se ajo e urren standardin e dyfishtë që burrat plaken si verërat e mira dhe gratë vyshken si lulet e prera. “ Unë e urrej këtë perceptim dhe dua ta luftoj atë. Por unë gjithashtu mendoj se gratë duan të plaken në mënyrën që u duket e drejtë. Mendoj se duhet të jemi pak më empatikë ndaj mënyrës sesi ne të gjithë ecim në rrugëtimin tonë”, tha ajo.

Aktorja afrikano-jugore shpjegoi më tej se nuk do t`i nenshtrohet me asnje transformimi dramatik te fizikut te saj per role ne filma, siç ka bërë shumë herë në të shkuaren.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF