
Turistët italianë kanë pushtuar këtë verë bregdetin shqiptar, të joshur nga bukuritë e tij por edhe cmimet e lira. Pas qëndrimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni për tre ditë në Shqipëri, një tjetër personazh i famshëm sapo ka nisur pushimet e tij në Palasë. Ka qenë Marcela Lati ajo që ka zbuluar e para se atje ndodhet për të pushuar komediani, regjisori dhe skenaristi i njohur italian Checcho Zalone, sipas dosja.al.
Miqtë e shumtë të Marcelës, personazhe të njohur duket se janë befasuar që kanë parë edhe Zalonen në brigjet e Palasës, teksa Marcela i ka nxitur që të mos presin shumë, por “të vrapojnë” atje për ta takuar nga afër.
Ujrat e kristalta të Palasës kanë tërhequr këtë vit edhe personazhe të tjerë të famshëm si Ermal Meta, apo Ylli Limani, të cilët nuk kanë hezituar të ndajnë dhe momentet më të gëzueshme nga qëndrimi aty.
Luca Pasquale Medici, i njohur ndryshe me pseudonimin Checco Zalone është i famshëm kryesisht për rolet në filmat komedi, përmes të cilave ka bërë të qeshin miliona fansa në mbarë botën. Ndër komeditë më të njohura të tij janë “Cado dalle nubi” (Bie nga retë), apo “Che bella giornata” (Sa ditë e bukur) .









Sam Asghari: Nuk e kam kërcënuar Britney!

Horoskopi ditor, e shtunë 19 gusht 2023









