Miley Cyrus u bë dëshimtare nderi në dasmën e nënës së saj Tish Cyrus.
Nëna e Miley Cyrus, Tish Cyrus u martua me Dominic Purcell para miqve dhe familjes, katër muaj pasi shpallën fejesën e tyre.
Menaxherja 56-vjeçare bëri publike lidhjen e saj me aktorin 53-vjeçar të “Prison Break” në nëntor 2022. Të shtunën, më 19 gusht, ata shkëmbyen betimet në një dasmë të vogël buzë pishinës në një vend në Malibu, Kaliforni.
Tis Cyrus kishte pranë saj vajzën e saj Miley si dëshmitare nderi. Pjesë e ceremonisë martesore duket se kanë qenë edhe djali i saj, Trace, dhe vajza Brandi. Shoqërueset ishin veshur të gjitha blu dhe këngëtarja zgjodhi një fustan me një sup.
Dasma vjen më shumë se një vit pasi Tice paraqiti kërkesën për divorc nga këngëtari i country, Billy Ray Cyrus. Ata ishin të martuar për gati 30 vjet.
Rreth marrëdhënies së Tish dhe Dominic:
Tish dhe Dominic filluan të takoheshin në korrik 2022, që ishte vetëm tre muaj pasi Tish u divorcua nga Billy Ray Cyrus, i cili tani është i fejuar me këngëtaren Firerose. Tish njoftoi fejesën e tyre duke shpërndarë foto të unazës së saj të bukur me diamantë.
Tish dhe Billy Ray u martuan në vitin 1993, por patën një marrëdhënie të vështirë dhe u divorcuan në vitin 2022. Ata kanë pesë fëmijë së bashku, duke përfshirë Miley, Trace, Brandi, Braison dhe Noah. Romanca e Tish-it dhe Dominic-ut nisi me mesazhe të ëmbla në Instagram dhe ata u bënë shumë shpejt të pandashëm. Ata të dy besojnë se kanë gjetur shpirtrat binjakë tek njëri-tjetri.
Kjo dasmë ka ndodhur ndërkohë që edhe Billy Ray po planifikon të martohet sërish, këtë herë me këngëtaren Firerose. Ata u fejuan vetëm tre muaj pasi nisën lidhjen dhe duken shumë të lumtur së bashku. Pra, është një kohë dashurie dhe fillimesh të reja për Tish dhe Billy Ray Cyrus.