KreuStil Jetese

Sulmuesi i Bebe Rexhës shfaqet kokulur në gjykatë, teksa mbrohet nga prindërit e tij

Sulmuesi i Bebe Rexhës shfaqet kokulur në gjykatë, teksa mbrohet

Fans i cili hodhi telefonin e tij celular në drejtim të yllit të muzikës pop, Bebe Rexha – duke e goditur atë në fytyrë gjatë një koncerti në Manhattan gjatë muajit qershor – parashikon se përfundimisht do t’i hiqen të gjitha akuzat penale, tha avokati i tij të hënën.

Avokati i Nicholas Malvagna, Todd Spodek, aludoi për një marrëveshje për pranimin e fajësisë që po diskutohej me prokurorët ndërsa klienti i tij u kthye në Gjykatën Penale të Manhatanit për çështjen e sulmit mbi incidentin e 19 qershorit në “The Rooftop at Pier 17” në South Street Seaport.

“Në këtë pikë ne nuk kemi marrë asnjë provë për të mbështetur akuzat dhe po shqyrtojmë të gjitha mocionet përkatëse”, tha Spodek për The New York Post pas seancës së shkurtër dëgjimore, shkruan The New York Post.

“Unë parashikoj një zgjidhje pa gjyq, me të gjitha akuzat penale që përfundimisht të hiqen”, shtoi avokati.

Malvagna, 27 vjeç, kishte veshur një kostum të zi, këmishë blu dhe kravatë blu të errët, ndërsa fshihej pas një maske mjekësore të purpurt – ndërsa prindërit e tij u përpoqën ta mbronin atë nga gazetarët dhe fotografët pas paraqitjes në gjykatë.

Burri nga New Jersey ka thënë se po përpiqej t’ia hidhte telefonin Bebe Rexhës në mënyrë që ajo të bënte një fotografi me telefonin e tij kur e goditi atë gjatë performancës – duke e lënë të gjakosur, me sy të nxirë dhe në nevojë për qepje.

Ai është akuzuar për: sulm, ngacmim të rëndë, tentativë sulmi dhe ngacmim.

“Është një trend në TikTok ku ju e hidhni telefonin tuaj në skenë, dhe një personazh i famshëm e merr atë dhe bën një ‘selfie’”, u tha Malvagna oficerëve të arrestimit, sipas një prokurori.

“Mendova se ajo po shikonte në drejtimin tim. Unë isha rreth dy rreshta mbrapa, por në vend që telefoni im të ulej pranë saj, telefoni im e goditi atë në fytyrë”, dyshohet se u tha Malvagna policëve.

Ai u lirua pa kusht.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF