KreuStil Jetese

Kryeministrja italiane flet çfarë ndjeu kur mësoi për ngjarjen e turistëve italianë në Berat

Kryeministrja italiane flet çfarë ndjeu kur mësoi për

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar për herë të parë për ngjarjen me turistët italianë. Ajo tregon si e mësoi këtë nga Rama, çfarë bëri menjëherë dhe pse opozita në Itali gabon kur flet për imazhin e Italisë.

Reagimi i saj:

Gjatë kohës që isha në Shqipëri kryeministri Rama më tregon historinë e 4 italianëve që u arratisën në një restorant pa paguar faturën. Pronari i restorantit, pasi fotografitë e arratisjes u bënë virale, tha se ndihej i lumtur sepse bashkatdhetarët tanë kishin ngrënë mirë dhe mbetën të kënaqur.

Më vjen turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një Komb që e bën veten të flasë jashtë shtetit për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve, që mendon se është argëtuese duke mashtruar të tjerët. Kështu që vendosa t’i kërkoj ambasadorit të shkojë dhe të shlyejë faturën, të cilën e kam paguar personalisht. Asgjë e madhe, në fakt unë as nuk kam raportuar për të.

Megjithatë kjo në Itali ka krijuar edhe polemika, nga një opozitë që dukshëm preferon një imazh tjetër të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja se të paktën të gjithë mund të pajtoheshin për diçka kaq banale,” ka shkruar Meloni.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF