
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Ata do të bekohen me një djalë, rreth 5 vite pasi jeta e tyre është zbukuruar me vajzën e tyre Ajkën.
Në ditëlindjen e pestë të vajzës, ata zgjodhën që të zbulojnë edhe gjininë e bebit, si një dhuratë të bukur për motrën Ajka që do të bëhet me një vëlla.
Xhensila përveçse një këngëtare shumë e suksesshme, është shumë e ndjekur edhe në rrjetin e saj social Instagram, ku së fundmi ka zgjedhur të japë disa këshilla për ndjekëset e saj të cilat janë në pritje të ëmbël, gjithmonë nisur nga eksperienca e saj.
“Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale) sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. I gjithë sekreti qëndron te sensi i masës.
Secili nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperienca personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta.
Në vazhdim dua që të bashkudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë e qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje…”, ka shkruar ajo përkrah video ku shihet duke bërë stërvitje.

Horoskopi ditor, e martë 22 gusht 2023














Horoskopi ditor, e hënë 21 Gusht 2023




