KreuStil Jetese

Nuk zbriti dot: Rrëzohet në Hënë anija kozmike e Rusisë, Luna-25!

Nuk zbriti dot: Rrëzohet në Hënë anija kozmike e

Nuk e perfundoi dot me sukses misionin anija kozmike e Rusisë, Luna-25, e cila është rrëzuar në sipërfaqen e Hënës pas humbjes se kontrollit pohoi Agjencia ruse e Hapësirës, Roskosmos. Anija pritej të zbarkonte në polin jugor të Hënës, por dështoi pasi hasi në telashe derisa po lëvizte në orbitën e parazarkimit.

Ky ishte misioni i parë i Rusisë në Hënë në 47 vjetët e fundit. Luna 25 ishte parashikuar të zbarkonte ne satelitin e vetem natyror te Tokes për te eksploruar një pjesë të Hënës, për të cilën shkencëtarët mendojnë se mund të përmbajë uje të ngrirë dhe elemente të çmuara.

Roskosmos theksoi se i kishte humbur të gjitha kontaktet me anijen kozmike të shtunën pasdite. “Mjeti lëvizi në një orbitë të paparashikuar dhe u shua si pasojë e përplasjes në sipërfaqen e Hënës”, thuhet ne deklaraten e saj. Të shtunën, anija kozmike e përjetoi një “situatë të pazakontë” derisa po përgatitej për t’u futur në orbitën e parazbarkimit, para uljes së paraparë në sipërfaqen hënore më 21 gusht.

Sipas mediave ruse, zyrtarët e Hapësirës mbajtën një takim emergjent gjatë natës së 19-20 gushtit, në përpjekje për ta shpëtuar misionin. Luna-25 u fut në orbitën hënorë më 16 gusht, duke u bërë anija e parë kozmike ruse që e bën këtë që nga Luna-24 e liderit sovjetik Leonid Brezhnev në vitin 1976. Rusia synon ta ndërtojë një bazë në Hënë deri në vitin 2040. Luna-25 u nis nga kozmodromi i Rusisë, Vostochy, më 11 gusht, ndërsa në orbitë u fut pesë ditë më vonë, më 16 gusht. Ajo, sipas REL, duhet të vepronte për një vit përreth polit jugor të Hënës. Misioni i saj kishte për qëllim të eksploronte pjesë të Hënës, për të cilat shkencëtarët besojnë se mund të përmbajnë ujë të ngrirë dhe resurse të tjerë, të cilat mund të përdorën gjatë qëndrimeve më të gjata të njerëzve në sipërfaqen e Hënës.

Rusia është duke garuar kundër Indisë, e cila synon ta zbarkojë anijen e vet kozmike, Chandrayaan-3 në polin jugor të Hënës më 23 gusht.Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë shënuar përparim, po ashtu, në programet e tyre për eksplorimet hënore, si dhe planet për të ndërtuar baza hënore. Vetëm tri shtete ia kanë dalë të zbarkojnë në Hënë suksesshëm: Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, por jo në polin jugor të saj. Prandaj, India dhe Rusia po garojnë për t’u bërë vendi i parë që e arrin këtë.

Një përpjekje e mëparshme e Indisë për të zbarkuar në polin jugor të Hënës më 2019 dështoi, pasi anija e saj kozmike u rrëzua në sipërfaqen e Hënës. Roscosmos tha se donte të tregonte se Rusia “është një shtet në gjendje ta dërgojë një ngarkesë në Hënë dhe ta sigurojë qasjen e garantuar të Rusisë në sipërfaqen e Hënës”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF