KreuStil Jetese

Alban Ramosaj largohet nga muzika; një letër për gjithë publikun!

Alban Ramosaj largohet nga muzika; një letër për gjithë

Këngëtari  i njohur shqiptar Alban Ramosaj ka befasuar ndjekësit, duke njoftuar se do të largohet nga muzika. Përmes një letre të gjatë, ai ka bërë të ditur se ëndrra dhe pasioni i palodhur, pas 10 vitesh ka nisur të zbehet.

“Si një nomad i ëndrrave, udhëtari niset në një rrugëtim ku çdo hap është një vallëzim me të panjohurën. Përmes peisazheve të ndryshme, ai nxjerr njohuri nga qilimi i fushave të jetës, dhe në këtë odishe, kupton qe vetë rrugetimi bëhet një destinacion kuptimplotë”, shkruan Ramosaj përkrah letrës.

Këngëtari ka vendosur të largohet, por këngët e tij do të vazhdojnë të jenë në dispozicion të publikut, “Këngët dhe klipet sigurisht që do të vazhdoni ti keni në dispozicionin tuaj, kanë qenë dhe gjithmonë do të jenë dhurata ime për ju dhe artin shqiptar”, shkruan ai.

“Një Letër Për Publikun Tim Të Dashur Të “Koloseut”

Gjatë jetës sime, kam jetuar me filozofinë e përqafimit dhe ndjekjes së ëndrrave dhe aspiratave të fëmijës së brendshëm. Autenticiteti që artistët, veçanërisht muzikantët sjellin në veprat e tyre gjithmonë ka rezonuar thellë me mua. Megjithatë, kam kuptuar që pak nga pak, kam kompromentuar thelbin e asaj që përshkruan uni-n tim artistik. Së fundmi, jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike.

Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapsirën time kreative, kështu, duke fryrë fort mbi flakën e qiriut që njëherë më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati 10 vitesh, është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjëndem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të- plagosur dhe të ndjeshëm, I gjakosur shtrirë në krahet e mia, duke shikuar drejt syve të mi, duke përshpëritur,

“Te lutem, mund të vazhdoj ende, mund t’ja dal.” Mençuria shoqëron kalimin e kohës dorë për dore. Kam mësuar se të dorëzohesh në një betejë nuk është ekuivalente me humbjen e luftës, e kështu, tashmë di më mirë se sa të lejoj veten të “luftoj” në ambiente të padrejta apo “të pafavorshme”. Pra, është koha që unë të jem “egoist” në mënyrë të vetë-ruajtjes time. Është koha të riparoj mirëqenien time fizike dhe mendore, të pastroj shpirtin nga ndotjet qe i janë bërë. Megjithatë, ky vendim nuk është një vendim që mund të merrja vetëm në diskrecion- kam përgjegjësi, është një mesazh që duhet ta ndaj me ata që më kanë mbështetur mua në këtë udhëtim.

Mbështetja juaj e palëkundur, brohoritjet, duartrokitjet, sytë tuaj vëzhgues, veshët që dëgjojnë dhe mirëbesimi i të lënurit zemrat tuaja nën influencën e penës sime… më kanë mbajtur, dhe për këtë, ju jam më shumë se kurrë- mirënjohës, përgjithmonë. Për publikun tim të dashur të “koloseut,” nëse do më njihnit personalisht, ndoshta do të thoshin “Tipike Albanesque,” për mbylljen e këtij kapitull me një prekje dramatike. Por ju më njihni – unë lulëzoj në botën e dramës, pasi gjej një bukuri të caktuar poetike në të.

Me mirënjohje të ndjerë dhe një ndjenjë të rinovuar qëllimi,

Alban Ramosaj”, ka shkruar ai në njoftimin e tij.

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF