KreuStil Jetese

VIDEO/ Pas sulmit fizik; Arbenita dhe Fero kapen ‘mat’ së bashkë!

VIDEO/ Pas sulmit fizik; Arbenita dhe Fero kapen ‘mat’ së

Arbenita Ismajli dhe Fero janë shfaqur parë së bashku, rreth dy javë pasi reperi doli nga paraburgimi. Ai prej 30 ditësh qëndroi në paraburgim pasi u akuzua nga Arbenita për dhunë fizike dhe verbale.

 ‘Prive” ka publikuar një video të dyshes ku shihen në një park në Gjilan. Ata duket se e kanë kaluar bashkë ditën e diel, teksa nuk dihet nëse edhe vajza e tyre ka qenë me ta. Dyshja shihet e qetë duke ecur krah njëri-tjetrit teksa bisedojnë. Pavarësisht se raporti i tyre u duk i parikuperueshëm, ata paskan gjetur shpejt gjuhën e përbashkët.

Nuk duihet ende nëse janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit apo kanë rregulluar marrëdhënien për hir të vajzës..

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Në dokumentat e Prokurorisë së Gjilanit thuhej se Fero “Ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike dhe ekonomike ndaj modeles”. Marrëdhënia ishte përkeqësuar tre muajit e fundit dhe Arbenita i kishte kërkuar të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e kishte revoltuar reperin i cili duke mos pranuar ndarjen filloi të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe duke kërkuar një shans të dytë.

Më tej thuhej se kur modelja nuk kishte pranuar dhe ai e kishte goditur me grusht në shpinë. Më pas, pasi e kishte kuptuar se po regjistrohej me telefon nga Arbenita, ia ka marrë telefonin nga dora dhe e ka thyer, duke e kërcënuar me fjalët: “Nëse e merr vajzën dhe ikën në Angli do të të vrasë”.

Në reagimin e parë në mediat sociale, Fero i kërkonte Arbenitës të mos viktimizohet, “Drejtësia është thikë me dy teha, varet prej cilit kënd e drejton?!. E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami im është kujdesur. Unë jam munduar me qenë i kulturuar dhe t’kam leju me u marr me karrierë, por ti lirinë dhe durimin tim e keqpërdore deri në maksimum.

E tani pasi e ke sjellë punën deri në nivel gjyqësor tani të presim si po vendosë drejtësia. Unë para Zotit edhe vetes jam i drejtë. Kurdo të dalë e vërteta del në shesh. I drejti zhytet, por nuk mbytet.

Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do me kalisë më fort për jetën. Shihemi në gjyq”, ka shkruar Fero asokohe në reagimin e tij.

Nga ana tjetër, Arbenita deklaroi në atë kohë se beson në drejtësi. Ajo po ashtu ka thumbuar ish-partnerin, duke u shprehur: “Imagjino të humbasësh vajzën që Zoti të dërgoi për t’u shëruar….shijojë këtë humbje”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF