
Fansat e saj janë të dëshpëruar: Me sa duket, Celine Dion nuk do të këndojë më në publik. Sëmundja e këngëtares po përkeqësohet me ritme të shpejta dhe tani ajo, nuk del dot më as nga shtëpia.
Këtë e pohon faqja amerikane “Radar online” duke cituar burime të afërta me artistes e prekura nga sindroma paralizuese e “njeriut të ngurtë”.
55-vjeçarja tani është aq e dobësuar sa që urren të largohet nga shtëpia qoftë edhe për një kohë të shkurtër dhe nuk ka plane t`i rikthehet turneut datat e të cilit i anuloi në maj.
Disa javë më parë, motra e yllit, Claudette rrëfeu në një intervistë se Celine po përpiqej të gjente ilaçe efektive për të trajtuar sëmundjen e saj të rrallë autoimune.
“Sindroma e njeriut të ngurtë” nga e cila po vuan këngëtarja kanadeze, është një neuropati e rrallë që prek sistemin nervor qendror, shkakton ngurtësim progresive të muskujve dhe spazma kryesisht në pjesën e sipërme të trupit dhe në bark.








Horoskopi ditor, e hënë 21 Gusht 2023










Horoskopi ditor, e dielë 20 gusht 2023

