KreuStil Jetese

Arsyeja pse lidhja e Shakirës dhe Lewis Hamilton është në “stand by”!

Arsyeja pse lidhja e Shakirës dhe Lewis Hamilton është në

Që prej ndarjes së saj nga Gerard Pique pak më shumë se një vit më parë, Shakira nuk ka reshtur së bërë bujë në mediat botwrore. Qoftë për këngët kushtuar ish-partnerit apo edhe për “romancat” e saj me Tom Cruise dhe Lewis Hamilton, kolumbianja ka patur një 2023 me emocione të forta.

Piloti i Formula 1 është ai me të cilën është parë më së shumti muajt e fundit, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar deri më tani nëse lidhja e tyre është më shumë se një miqësi.

Në një intervistë për revistën “People”, psikologia Nino Prodigio ka zbuluar arsyen e supozuar se përse lidhja e tyre e dashurisë është në ngërç. “Unë do të jem e sinqertë: ky njeri është në kërkim të një fëmije. Nuk e di nëse Shakira i pëlqen. Ka diçka të këndshme mes tyre si miqësi; nuk shoh shumë në të ardhmen”, komentoi Prodigio.

Vlen të theksohet se këngëtarja është 46 vjeçe dhe tashmë është nënë e dy fëmijëve që pati me Piquen: Milanin dhe Sashën, ndërsa Hamilton nuk ka qenë kurrë i martuar dhe nuk ka qenë kurrë baba.

Ndërkohë Nino Prodigio  mw tej ka shtuar, “Unë shoh bollëk, fat nëse këta dy njerëz bashkojnë forcat në një biznes, ata do të bëjnë super mirë”.

Kujtojmw qw nw fund tw qershorit kwngwtarja publikoi videon zyrtare të “Copa Vacia” në bashkëpunim me bashkatdhetarin e saj Manuel Turizo. Që atëherë, videoja ka më shumë se 72 milionë shikime, 1.3 milionë pëlqime dhe më shumë se 53 000 komente nga fansat e saj në YouTube.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF