KreuStil Jetese

“Mund të kisha vdekur”: Këngëtarja shqiptare, aksident i rëndë me makinë!

“Mund të kisha vdekur”: Këngëtarja shqiptare,

“Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu. Zoti është i madh.”, me këto fjalë e njoftoi këngëtarja shqiptare Enisa Nikaj aksidentin e rëndë automobilistik, në të cilin u përfshi në Malin e Zi.

Shkak i aksidentit, sipas këngëtares është bërë një tjetër makinë, e cila ecte me shpejtësi të lartë, e cila është përplasur me mjetin në të cilën ajo po udhëtonte.

Një pjesë e fansave i uruan një shërim të shpejtë këngëtares, por disa të tjerë e kritikuan për fotot e shpërndara. Ajo i ktheu këtë përgjigje:

“Unë postova 2 fotot që bëri kushëriri im, njërën prej meje që as nuk e dija se e kishte bërë. E kam postuar që fansat e mi të dinë se ka ndodhur një aksident traumatik. Unë nuk postova të dy anët e makinës, ne u goditëm dy herë. Makina tjetër që na goditi ishte në shpejtësi totale. Nuk më bëri një foto në ambulancë, me mua të pavetëdijshme në dyshemenë e spitalit, me një mbajtëse për qafën dhe unë duke u shtyrë në një karrige me rrota. Nuk ia uroj këtë përvojë armikut tim më të keq. Pra, shikoni se çfarë thoni kur nuk dini asgjë”, ka thënë ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF