KreuStil Jetese

Përdhunuan 19-vjeçaren në Palermo, reagon Ermal Meta: Uroj që secili prej qenve të përfundojë në burg!

Përdhunuan 19-vjeçaren në Palermo, reagon Ermal Meta: Uroj

Ermal Meta ka ngjallur debat me reagimin e ashper pas ngjarjes tronditëse në Palermo, ku 7 djem përdhunuan në grup një vajzë 19-vjeçare. Përmes një mesazhi në Twitter, Meta iu drejtua agresorëve me një gjuhë të prere, duke i uruar te pesonin te njejtin fat.

“Atje në burg, nëse shkoni ndonjëherë atje, uroj që secili prej jush qentë të përfundojë nën 100 ujqër që të kuptoni se çfarë është përdhunimi” ka shkruar ai.

Mesazhi i ashpër është një ndër reagimet më të fundit prej këngëtarit Ermal Meta në Twitter për historinë e përdhunimit në grup të ndodhur në Palermo. ai ishte nje referencë e qartë ndaj mesazheve te shkëmbyera nga të dyshuarit pas abuzimit, ne te cilat shkruhej me tallje se “ishim njëqind qen mbi një mace”.

Abuzimi i vajzes ndodhi ne 7 korrik. Hetimet nisen pas denoncimit të viktimës.Guvernatori Schifani kërkoj dënim maksimal për agresorët duke theksuar se: “Personat përgjegjës duhet të paguajnë. Dënimi duhet të kryhet pa zbritje. Qarku është i gatshëm të bëjë padi civile”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF