KreuStil Jetese

Antonela Roccuzzo vs Georgina Rodriguez; Ç’dihet për marrëdhënien mes 2 grave të yjeve të futbollit!

Antonela Roccuzzo vs Georgina Rodriguez; Ç’dihet për

Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit dhe Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, nuk janë parë kurrë bashkë në publik, por në rrjetet sociale ruajnë një marrëdhënie të përzemërt. Të dyja i kanë dhënë pëlqime dhe komente njëra-tjetrës në disa foto.

Rodriguez, 29 vjeçe, ka komentuar në postime të ndryshme të Roccuzzo, duke e quajtur dikur “të mrekullueshme”. Ndërkohë zonja Messi bën shpesh pëlqime në Instagramin e zonjës Ronaldo.

Sa i përket rivalitetit të Ronaldos dhe Messit, ata nuk kanë gjë tjetër veçse respekt për njëri-tjetrin. “Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha Ronaldo për MARCA disa kohë më parë. “Ne kemi ndarë skenën 16 vjet. Imagjinoni 16 vjet. Pra, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të”.

Messi dikur pranoi se megjithëse nuk janë miq, vitet në të cilat ata konkurruan drejtpërdrejt në futbollin spanjoll ishin “shumë të veçanta”.

Roccuzzo, 35 vjeçe, është i martuar me Messin dhe kanë tre fëmijë së bashku, Thiago, Mateo dhe Ciro. Nga ana tjetër, Georgina dhe Cristiano nuk janë lidhur ende në martesë, por kanë dy vajza: Alana Martina dhe Bella Esmeralda.

A post shared by Antonela Roccuzzo (@antonelaroccuzzo)

Antonela është një modele dhe influencuese e spikatur me më shumë se 36.5 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Ndërkohë Georgina është një modele dhe biznesmene me 50.7 milionë ndjekës.

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Kujtojmë që Roccuzzo dhe Messi kanë rreth një muaj që jetojnë në Florida, ndërsa Rodriguez dhe Ronaldo, të cilët u njohën në vitin 2016, jetojnë në Arabinë Saudite.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF