KreuStil Jetese

Rihanna mirëpriti fëmijën nr. 2: Data e lindjes dhe shkronja e parë e emrit!

Rihanna mirëpriti fëmijën nr. 2: Data e lindjes dhe shkronja e

Rihanna dhe A$AP Rocky tani janë prindër të dy fëmijëve. Këngëtarja lindi djalin e tyre e dytë më 3 gusht në Los Angeles. Emri i plotë i foshnjës nuk dihet, por burime pranë TMZ bëjnë me dije se ai fillon me një R, si emri i vëllait të tij të madh, i cili quhet RZA.

Çifti, i cili mirëpriti fëmijën e tyre të parë, djalin e madh RZA, në maj 2022, nuk kanë komentuar ende ardhjen e fëmijës së tyre të dytë. Duke marrë parasysh faktin se ata e mbajtën të fshehtë emrin e RZA për rreth një vit, nuk do të ishte çudi nëse do të zgjidhnin ta mbanin të fshehtë edhe emrin e djalit të tyre të dytë për aq kohë sa të ishte e mundur.

Rihanna njoftoi në mënyrë të paharrueshme shtatzëninë e saj të dytë në Super Bowl në shkurt. Ajo nuk zbuloi në atë moment se sa muajshe ishte, por foli për “British Vogue” për shpresën e saj për të patur më shumë fëmijë, pa patur problem gjininë e tyre.

“Dëshira ime do të ishte që të kisha më shumë fëmijë, por çfarëdo që Zoti dëshiron për mua, unë jam këtu. Unë jam e hapur për çfarëdo gjinie. Vajza, djalë. Çfarëdo”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se Rocky dëshironte të dinte gjininë e fëmijës së tyre të parë. “Ai donte një djalë”, tha ajo. “Në fillim ai ishte i hapur, më pas ai tha: “Unë dua një djalë, jam i sigurt”. Ndërkohë unë isha, “Zot, të lutem lëre këtë njeri të marrë atë që do…”

Në “Met Gala”, Rihanna foli shkurtimisht për “Entertainment Tonight” se si po shkonte shtatzënia e saj e dytë. “Është shumë ndryshe nga e para”, tha ajo. “Gjithçka është ndryshe, por unë po e shijoj atë. Ndjehem mirë. Ndihem energjik.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF