
Dua Lipa feston sot 28-vjetorin e lindjes. Edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar, këngëtarja ka zgjedhur që këtë ditë të shënuar ta festojë në Ibiza. Vet ylli i muzikës botërore ende nuk ka ndarë momente në rrjetin e saj social Instagram, por më herët nga postimet e saj kemi parë që ajo ndodhet në ishullin spanjoll në shoqërinë e të dashurit të saj, Romain Gavras, miqve dhe familjarëve.
Urimin më të veçantë, Dua e ka marrë nga nëna e saj, e cila shkruan, “Gëzuar ditëlindjen Dua!!❤️?❤️ Jeta jote është një aventurë e mahnitshme. Je e bukur brenda dhe jashtë! Të dua pafund!”.
Ky destinacion ishte zgjedhja e tyre, pasi kaluan disa ditë pushime në jug të Shqipërisë. Dua Lipa veç fotografive shumë të bukura, ka ndarë edhe një video ku shihet duke kërcyer nën ritmet e këngës popullore shqiptare “Hajde luj qyqek”, teksa mban një gotë në kokë. “Energji gjatë gjithë verës”, ka shkruar këngëtarja.
Një krenari e madhe kjo për mbarë qytetarët shqiptarë, që një yll botëror si Dua Lipa viziton çdo verë Shqipërinë. Duhet thënë se promotore më të mirë vendi ynë nuk mund të ketë..
Në fund të muajit korrik Dua Lipa përkrah disa fotove shumë të bukura të realizuar buzë detit, shkroi “Home”, (në shtëpi), teksa e shoqëroi postimin edhe me një emoji me flamurin shqiptar.
Postime të tjera me fotografi shumë të bukura vijuan në Instagramin e saj me plot 88.8 milionë ndjekës, ku në një prej tyre ajo pyeste ndjekësit në gjuhën shqipe, “A ma mirë këtu, a atje?”.
Duket se gjithë familjes Lipa nuk i ndahet zemra nga bregdeti shqiptar, kështu që vizitat e tyre tashmë do të kthehen në një traditë..




Horoskopi ditor, e martë 22 gusht 2023














Horoskopi ditor, e hënë 21 Gusht 2023

